ShBA-ja tërheq personelin e shkallës së dytë nga ambasada dhe konsullatat në Venezuelë

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi personelin e shkallës së dytë nga ambasada dhe konsullatat amerikane në Venezuelë të largohen nga ky vend.

Sipas lajmit që zë vend në mediat amerikane bëhet e ditur se personeli i shkallës së dytë i ambasadës dhe konsullatave amerikane është urdhëruar për t’u larguar nga ky vend, por ai i shkallës së parë do të vazhdojë me detyrë.

Bëhet e ditur se ky vendim është marrë për shkak të vështirësisë së garantimit të sigurisë për 150 punonjës në misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, krahas kësaj ambasada amerikane në kryeqytetin Karakas do të mbetet e hapur.

Pretendohet gjithashtu që Departamenti i Shtetit paralajmëroi edhe shtetasit amerikanë që jetojnë në Venezuelë të jenë të gatshëm për t’u larguar nga ky vend.

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro të enjten iu drejtua me një fjalim nga ballkoni i Pallatit Presidencial Miraflores në Karakas mijëra qytetarëve venezuelas, ku bëri të ditur se kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me ShBA-të me arsyetim se ky i fundit tentoi të ndërmerr një grusht shteti në Venezuelë dhe se diplomatëve të këtij vendi u dhanë kohë 72 orë të largohen nga vendi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne