Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit ka njoftuar për disfatën e rëndë të agresorëve sauditë pavarësisht mbështetjes nga ajri dhe deti që tentuan të depërtojnë në brigjet perëndimore të Jemenit.

Kanali televiziv Al Alam raportoi se zëdhënëse i ushtrisë së Jemenit ka deklaruar: “Gjatë operacionet të forcave të ushtrisë kundër agresorëve sauditë në frontin “Kilometri 16″ dhe Al-Matar në brigjet perëndimore të Jemenit, janë vrarë të paktën 113 forca të agresorëve dhe 156 të tjerë janë plagosur”.

Kolonel Jahja Sari’a shtoi: “Në sulmet e 48 orëve të kaluara të forcave të ushtrisë së Jemenit një numër i madh i forcave agresore saudite janë detyruar të tërhiqen”.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit, Ministria e Mbrojtjes dhe drejtuesit e shtabit të përgjithshëm të forcave të ushtrisë dhe komandantët e operacioneve mbikëqyrin veprimet dhe të gjithë situatën në frontet e ndryshme luftarake dhe forcat e ushtrisë së Jemenit ndodhen në gatishmëri të plotë.

60