10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

Si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina. Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj. Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.

Patatet

Patatet mund të jenë shumë të shëndetëshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur. Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë. Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak kripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.

Mishi i bardhë

Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit. Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori. Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Bishtajoret

E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre. Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme. Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.

Tërshëra

Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë. Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse. Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.

Sa kalori duhet të konsumoni

Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive. Sasitë e yndyrnave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar. Nga këto shifra për femrat rekomandohet 1300-1500 kalori për të humbur në peshë ndërsa 2000 kalori për të shtuar në peshe. Tek meshkujt shifrat janë më të larta dhe fillojnë nga 2000 kalori për të humbur në peshë ndër mbi 2500 për të shtuar./AgroWeb.org

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne