A duhet IZRAEL quajtur shteti sionist në Lindjen e Mesme?

Nga Artan Qirko

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje së pari duhet të kemi parasysh që një shumicë krishterësh tru-shpëlarë dhe dele besojnë se themelimi i shtetit sionist që është quajtur Izrael në 14 Maj të vitit 1948 është përmbushja e profecive në Besëlidhjen e Vjetër dhe në Besëlidhjen e Re lidhur me restaurimin e Izraelit natyror.

Së dyti, duhet të kemi parasysh edhe propagandën masive në të gjitha mediumet prej shumë dekadash ku ne jemi mësuar të dëgjojmë se ekziston një shtet me emrin Izrael. Atëherë, një përgjigje të mirë do ta merrnim me siguri duke iu referuar profecive si në Bibël edhe në Kuran, dhe duke arsyetuar lidhur me përmbajtjen e tyre. Le të fillojmë duke iu referuar profecisë së profetit Ezekiel, kapitulli 36, vargjet 22-28:

Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë ZOTI Perëndi: Unë veproj kështu jo për shkakun tuaj, o shtëpi e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar. Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madh, të përdhosur midis kombeve, që ju e keni përdhosur në mes të tyre. Kombet do të pranojnë që unë jam ZOTI,” thotë ZOTI Perëndi, “kur të shenjtërohem tek ju, para syve të tyre. Do t’ju marr nga kombet, do t’ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t’ju çoj përsëri në vendin tuaj. Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t’ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj. Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Frymën time dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia. Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj. (Ezekiel 36:22-28)

Pra, ZOTI përpara se t’i kthej izraelitët nga vendet ku janë shpërndarë do t’u japë një shenjë në vendet ku izraelitët e vërtetë janë të shpërndarë në diasporë, dhe kur të jenë vendosur në Tokën e Shenjtë vetë ZOTI do të kryej një proces pastrimi dhe izraelitët do të dallohen si një popull që respekton dhe zbaton ligjet e ZOTIT.

Pyetje: A shihni ndonjë përputhje midis tipareve të izraelitëve zemërbutë të rikthyer në atdheun e tyre me sjelljen dhe tiparet kriminale të sionistëve, të cilët kanë kryer terror që prej vitit 1948? Gjithashtu ZOTI do t’i pastronte izraelitët nga të gjitha ndyrësitë; a shihni ndonjë pastrim hyjnor në krimet e sionistëve?

Le të arsyetojmë edhe më tej. Nëse me kthimin e izraelitëve, ZOTI do të shenjtëronte emrin e tij të madh (YHWH) përpara kombeve, a e ka sjellë shenjtërimin e emrit të ZOTIT sjellja dhe politika agresive dhe kriminale e shtetit sionist?

Teni le të citojmë një profecisë në kaptinën El Israe [17], vargjet 103-104 të regjistruar në Kuranin fisnik dhe të arsyetojmë rreth kësaj profecie:

103. Kështu ai (Faraoni) vendosi t’i nxjerrë ata jashtë tokës (së Egjiptit), por Ne e fundosëm atë me të gjithë ata që ishin me të. 104. Dhe pas tij, Ne u thamë Bijve të Israilit: “Banoni të lirë në tokë, pastaj, kur të afrohet premtimi i fundit (sjellja e Isait, ose Dita e Premtuar e Llogarisë), Ne do t’ju sjellim ju të gjithë së bashku si turmë e përzier (të mbledhur nga popuj e kombe të ndryshëm).”(Tefsir El-Kurtubi).

Duke qenë se kthimi i izraelitëve në atdheun e tyre është një çështje e vulosur, a mendoni se Allahu do t’i sillte izraelitët që të masakronin myslimanët? Gjithashtu, nëse shteti sionist është vërtet Izraeli i rikthyer sipas profecisë Kuranore, na bie që të dalim në përfundimin që myslimanët e kanë gabim që luftojnë Izraelin dhe kështu po i kundërvihen Kuranit dhe Allahut. Profecia Kuranore na tregon qartë se kthimi i izraelitëve në atdheun e tyre do të jetë pak përpara kthimit të Jezu Krishtit (Isait a.s.).

Pyetje: shihni ndonjë përputhje midis këtij premtimi Kuranor të kohës së fundit dhe themelimit të shtetit sionist në vitin 1948? Pra, që prej vitit 1948 kanë kaluar deri tani gati 77 vite dhe kthimi i Isait a.s. akoma nuk ka ndodhur.

Le të arsyetojmë më tej. Nëse shteti sionist është superior ndaj fqinjëve të tij arabë, atëherë çfarë e ka penguar të ndërtojë Tempullin e 3-të në Malin e Tempullit gjatë gjithë këtyre dekadave? Nëse dikush do të thoshte se kjo do të shkaktonte një reagim të fortë nga vendet arabe, atëherë përse shteti sionist sillet me kaq agresivitet ndaj tyre, për të mos thënë që një pjesë e këtyre vendeve janë në aleancë të fshehtë me Sionizmin? Pra, edhe njëherë: çfarë e ka penguar shtetin sionist?

Pyetje: Kush ka qenë pas krijimit të shtetit sionist, ZOTI apo Kurora Britanike dhe familja Rothschild? Përse gjatë këtyre dekadave Mesia i hebrenjve (Antikrishti) nuk është shfaqur për të realizuar shpresat e tyre për të ndërtuar Tempullin e 3-të?

Përgjigje: Sepse Mesia i rremë (Antikrishti) i kundërvihet ZOTIT duke qenë i nxitur nga Satani. Duke qenë se ZOTI ka një plan shpëtimi për izraelitët e vërtetë, atëherë edhe Antikrishti ka një plan mashtrimi për ta dhe për gjithë botën. Pra, Tempulli i 3-të do të ngrihet kur izraelitët e vërtetë të janë të pranishëm në atdheun e tyre në shumicë dërrmuese. Gjithashtu, termi antechristos do të thotë “në vendin e Krishtit,” pra, Antikrishti do të shfaqet si një “shpëtimtar” për Izraelin në veçanti dhe për botën në përgjithësi. Dhe nëse gjenetika e pjesës dërrmuese të popullatës së shtetit sionist nuk është me gjak semit, atëherë përse duhet të shfaqet Antikrishti? A nuk duhet që të kthehen më parë izraelitët e vërtetë nga diaspora siç është profetizuar në Bibël dhe Kuran, dhe më pas Antikrishti të shfaqet për të imituar planin e ZOTIT dhe rolin e Jezu Krishtit (Isait a.s.)?

Pyetje: Çfarë thonë studimet gjenetike për prejardhjen e rreth 92% të popullsisë së shtetit sionist që quhet Izrael?

Përgjigje: Ato tregojnë se kjo përqindje e madhe është me prejardhje aziatike Ashkenaze shumë larg nga gjenetika semite e Lindjes së Mesme.

Dhe tani ngremë pyetjen fillestare: A duhet quajtur IZRAEL shteti i sotëm sionist?

Nëse përgjigjja e kujtdo që është i sinqertë me ZOTIN është një JO e fortë, atëherë mos shkruani dhe mos shqiptoni IZRAEL por KHAZARIA E LINDJES SË MESME.

2/gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne