Abuzime miliona euro nga OST e drejtuar nga Skerdi Drenova/ 4 nga 5 tenderat e një viti u fituan nga e njëjta familje

Operatori i Sistemit të Transmetimit një shoqëri publike ku 100% të aksioneve zotërohen nga shteti dhe që drejtohet prej Janarit të vitit 2019 nga Skerdi Drenova prej muajsh kryen tendera me shumë miliona eurosh. Që nga qershori i vitit 2019 dhe deri në maj të vitit 2020 OST e drejtuar nga Skerdi Drenova, katër nga pesë tenderat e kryera gjatë kësaj periudhe janë fituar nga dy kompani me të njëjtin pronar. Bëhet fjalë për kompanitë ‘Shansi Invest’ dhe G.A.C.

Të dyja këto kompani kanë fituar tendera në funksion të përmirësimit të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në vlerën 17 mln euro. Në dokumentat e njoftimit të fituesit ajo çfarë vihet re është se tenderat janë zhvilluar me procedura përgjithësisht pa konkurrencë.

Kështu, Operatori i Sistemit të Transmetimit më 15 Maj 2020, ka mbyllur  tenderin për “Zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në Linjat e Tensionit të Lartë”, me fond 810 mije euro. Tenderi u zhvillua pa konkurencë. Në të mori pjesë vetëm kompania “G.A.C” shpk e cila edhe u shpall fituese.

Në 20 Janar 2020, OST ka shpallur njoftimin për fituesin e tenderit për blerje autotransformatori të ri për nënstacionin Tirana 2 me fond limit 2.3 mln euro. Në këtë tender kanë marr pjesë 5 operatorë ekonomikë dhe OST ka skualifikuar  4 konkurentë, duke lënë në garë vetëm bashkimin e operatorëve “Shansi Invest”-“Alb Star”-“GMK Power”, i cili u shpall edhe fitues.

muaj Shtator po të vitit 2019 OST mbyll tenderin “Ndërtim i linjës 220 kV me dy qarqe Komsi-Shumat”, me fond limit 8,1 mln euro. Në procedurën tenderuese marrin pjesë 3 operatorëve ekonomikë dhe operatori i sistemit të transmetimit i drejtuar nga Skerdi Drenova vendos skualifikimin e dy operatorëve. Në garë mbetet vetëm një konkurent, i cili shpallet edhe fitues bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga “Shansi Invest”.

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne