Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë, me pasojë plagosjen e një personi.
Sipas policisë, një këmbësore është përplasur nga një makinë tip “Benz C Clas”, në rrugën “Sulejman Delvina”. Mjeti drejtohej nga shtetasja M. Y., e cila është shoqëruar në komisariat.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./balkanweb/