Akuza bombë/ Rama komandon sektin e Soros-it

Gjashtë vite më parë vdiq Partia Socialiste dhe fitoi “Rilindja” e Edi Ramës, ndërsa sot, pas gjashtë vitesh nuk ka më as “Rilindje”, e as PS por vetëm sekti i Soros që komandohet nga Rama, i cili është ushtar i George Soros-it…

Akuza bombë nuk vjen nga ndonjë politikan në funksion i opozitës e as nga ndonjë ish, por nga një artist. Nga aktori dhe regjizori Kastriot Çipi, i njohur për shpirtin luftarak në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nga shëmbja e projektuar prej dyshes Rama-Veliaj. I ndodhur si pjesë e emisionit “Tempora”, Çipi ka vlerësuar se:

“Praktikisht kemi një sekt të drejtuar nga një individ i vetëm. Nuk ka më as Rilindje. Para 6 vitesh vdiq PS dhe i fitoi Rilindja zgjedhjet, sot nuk është më as Rilindja, por sekti i Sorosit që komandohet nga Rama në Shqipëri. Rama është ushtari i Soros. Në këtë bindje e kam brohoritur Presidentin në atë dalje me bindjen se nga sot e tutje asgjë s’do të jetë si më parë. Politika shqipatre do të jetë e detyruar të distancohet ose të bëhet një me Sorosin, dhe njerëzit e tij që kanë thurur të gjitha strategjitë për shkatërrimin e drejtësisë dhe ekonimisë shqiptare”. /CNA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne