Bota

Altay “Made in Turkey”, fjala e fundit e shkencës dhe e teknologjisë: Erdogan e ka gati kundër kurdëve në Siri

E përditshmja italiane La Repubblica i ka kushtuar një vëmendje të posaçme industrisë turke të armatimit.

Korrespondenti i kësaj gazete në Ankara, Marco Ansaldo ka përshkruar tankun e ri Made in Turkey, një fjalë e fundit e shkencës dhe e teknologjisë.

“Një Panzer turk. Një tank pa ekuipazh si dronët. Turqia me një këmbë në luftë që po e udhëheq në dy fronte, njërën një juglinde të Anadollit kundër PKK-së dhe tjetra ndaj kurdëve në Siri. Po projekton mjete të reja për të ndërhyrë fort dhe pa kosto njerëzore.

Planin e ri të prodhimeve ushtarake po e ndjek me imtësi presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia po mendon për një Panzer të sajin  me emrin Altay, por për ta zhvilluar ka nevojë për teknologji gjermane. Këtë e deklaroi vetë kryeministri Binali Yildirim, gjatë vizitës së tij në Berlin.

Për Panzerin-Altay parashikohen të ndërtohen 250 ekzemplarë, deri në arritjen e 1 mijë sosh.

Ky prototip do të mënjanojë tanket e vjetra amerikanë. Edhe në këtë aspekt po rritet distanca gjithnjë e më e madhe mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Deri tani ushtria e mirëpajisur turke është totalisht e mbushur me prodhime Made in Usa.

Por prej dy vjetësh Erdogan ka urdhëruar industrinë ushtarake të prodhojë për llogari të vendit.

Pas vrasjeve të konsiderueshme  në radhët e ushtrisë turke, Erdogan ka parashikuar një “verë të nxehtë” për terroristët dhe për mbështetësit e tyre.

“Në fillim do pastrojmë Manbij dhe më pas zonën lindore të Eufratit”, është përbetuar ai.

Në të gjithë këtë strategji, Presidenti turk nuk ka mbështetjen e partisë së tij AK dhe nacionalistët konservatorë, por edhe republikanët e opozitës.

Sipas sondazhit të fundit rreth 90% e popullit turk përkrah luftën ndaj kurdëve në Siri të emërtuar “Dega e Ullirit”.

Siç shkruan La Repubblica më tej, kreu i shtetit turk ka bërë thirrje që të hidhet në funksion sa më shpejt tankun e prodhimit turk pa ekuipazh që manovrohet si një dron, me telekomandim.

“Do të bëjmë një hap përpara shumë shpejt për të prodhuar dronët tanë”, tha Erdogan.

Presidenca turke ka vënë në funksion të 55 projekteve ushtarake rreth 9.4 miliardë dollarë.

OPINIONE