Altin Goxhaj: “10 mesazhet që dha Basha me anashkalimin e kandidaturës sime”, e cilëson republikën e re si sorosiane

Pas përzgjedhjes së Erinda Ballancës si Avokate e Popullit, Altin Goxhaj ka reaguar përmes një shkrimi ku rendit 10 mesazhet që dha kryedemokrati Lulzim Basha me anashkalimin e kandidaturës së tij në këtë post.

Sipas Altin Goxhajt kandidatura e tij ishte një shans në shkretëtirën e krijuar, në mosbesimin total që ka krijuar PD, ndërsa anashkalimi ishte tregues i standardit të zgjedhjeve dhe mesazh për militantët e Partisë Demokratike se kush lufton fort dhe e thotë qartazi pa u lëpirë se çfarë mendon, nuk mund të jetë pjesë e Republikës së re.

Aktivisti Goxhaj e cilëson marrëveshjen Rama-Basha si një pazar dhe republikën e re si republikë sorosiane.

Shkrimi i Altin Goxhajt:

10 MESAZHET E BASHËS DHE «REPUBLIKËS SË RE» ME EMËRIMIN E PALIGJSHËM TË AVOKATIT TË POPULLIT
Redaksionale nga AntiSoros TV (ne 17:00 na ndiqni LIVE)

Basha me emërimin e paligjshëm të avokates Erinda Ballanca si Avokate Populli duke anashkaluar kandidaturën time të ligjshme (e vetmja kandidaturë sipas ligjit të Avokatit të Popullit sepse ka disa proçedura që s’mund të kapërcehen për asnjë shkak jo ligjor) dha 10 mesazhe:

Kandidatura e Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli ishte e shoqëruar me Platformën e Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosiane e paraqitur zyrtarisht dhe ligjërisht në Seancën Dëgjimore të dt 25 Janar 2017 në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Anashkalimi i paligjshëm i kandidtaturës ligjore është në fakt rrëzimi nga PD i Platformës kundër Sorosit! Pra PD nuk do të mbështesë një Pltaformë AntiSoros!
Kandidatura e Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli ishte një shans në shkretëtirën e krijuar nga vetë PD për të raportuar në anglisht te ndërkombëtarët: Departamenti i Shtetit, Kongresi Amerikan dhe Senati, Parlamentin Europian, Komisionin Europian dhe në çdo kanceleri europiane Raportin për Gjëndjen e Tmerrshme të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri të shkelura nga Diktatura e Oligarkisë Sorosiane. Theksojmë se PD ka bërë çmos në 3 vjetët e fundit për të mos bërë asgjë në këtë drejtim, dhe nga ana tjetër kolonarët e Sorosit nëë PD kanë bërë çmos të legjitimojnë çdo raportim zyrtar apo të “pavarur” dmth sorosian që ka shpjeguar të kundërtën. Është tashmë një fakt i njohur që PD zgjodhi një kompani kot për lobim në SHBA (një ndër kompanitë periferike të Ted Cruz i njohur si kundërshtar i ashpër i Trump në frontin Republikan) gjoja për të shfrytëzuar konjukturën antisoros të krijuar në administratën e re amerikane por që siç dihet dështio me sukses të plotë përderisa zyrtari i mbetur i Obama-Clinton-Soros deklaroi se SHBA do ti njohin zgjedhjet pa Opozitën! Sepse tashmë kuptohet se pse PD refuzoi 2 kompani amerikane proTrump që kishin akses të drejtpërdrejtë në Shtëpinë e Bardhë! Pra PD humbi me dashje një shans informimi ndërkombëtar para Zgjedhjeve për të goditur Sorosin, Oligarkinë Sorosiane, Diktaturën e Oligarkisë, gjëndjen e tmerrshme të frikës dhe terrorit në të cilat ndodhen të drejta e njeriut në Shqipëri!
Kandidatura e Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli ishte një shans (në mosbesimin total që ka krijuar vetë PDja me Marëveshjen e 17 Majit) që Slogani « Republika e Re » është një Republikë AntiSoros dhe jo një Republikë e Sorosit siç po rezulton tashmë në sytë e të gjithë përkrahësve të Antisorosizmit dhe kundërshtarëve të Sorosizmit! Dihet tashmë nga të gjithë se proçedura e kandidimit të Avokatit Altin Goxhaj për Avokat të Popullit u sabotua me urdhër të Sorosit pas letrës që i dërgoi Fatmir Xhafa fondacionit Soros në 15 Nëntor 2016 dhe te përgjigja e tyre në 14 Dhjetor 2016 ku i kërkohej të përsëritej gara për të evituar prezantimin tim si e vetmja kandidaturë që kishte Opozita! Dihej qartë që kundërshtarët e mbështetjes së kandidatit Altin Goxhaj ishin kolonarët e Soros në PD ! Kandidimi nga PD i Avokatit Altin Goxhaj do të ishte një mesazh që PD është vendosur në linjën antisoros dhe se qëndrimet e deritanishme nuk kanë qenë fasadë sa për tu hedhur hi syve opinionit publik. PD dha mesazhin se vullneti i Sorosit për të penguar kandidimin e antisorosit Altin Goxhaj kishte si gurë rezervë vetë Bashën dhe Kolonën e Pestë të Soros në PD! Pra brenda PDsë triumfoi sorosizmi !
Kandidatura e Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli ishte një shans në shkretëtirën që ka krijuar vetë PD, për rrëzimin e fasadës së të ashtuquajturës shoqëri civile sorosiane e cila ka monopolizuar gjithë imazhin e asaj që quhet shoqëri civile dhe që i shërben totalisht Diktaturës së Oligarkisë Sorosiane. Një shoqëri civile fasadë që ka fshehur gjëndjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në Shqipëri të shkaktuar sipas skenarit të Oligarkisë për të instaluar një regjim terrori, shtypës dhe degradues për çdo qytetar, që nga sistemi policor, i drejtësisë, administrate publike, të drejtat e pronës, etj. PD dha mesazhin se e do shoqërinë civile të Sorosit ashtu siç e ka projektuar dhe ndërtuar Sorosi!
Anashkalimi antiligjor i kandidaturës së Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli nga Lulzim Basha ishte një mesazh për anëtarët dhe militantët e Partisë Demokratike se dikush që lufton dhe sakrifikon fort me pushtetin por nuk i lëpihet Kryetarit të Partive por përkundrazi ua thotë publikisht çdo gjë që mendon dhe di për ta, aktivisti që 24 orë çdo ditë përballet prej 4 vjetësh me pushtetin e Rilindjes duke u arrestuar, përballur me 18 gjyqe dhe kallzime penale nga Oligarkia Sorosiane, me dhunën, shantazhin, presionin, nuk mund të jetë zgjedhje e «Republikës së Re»! Avokatja e pallatit të familjes së Bashës po! Avokatja e Ramës po ! Është një fakt publik që Avokati Altin Goxhaj megjithëse e ka aksesin e duhur nuk ka komunikuar kurrë personalisht me Bashën apo çdo kënd tjetër për këtë çështje ! Sepse nuk ka dashur të jetë kandidat kulisash dhe pazaresh dhe aspak mirënjohës personalisht ndaj askujt ! Ai s’ka nevojë për këtë karrike ! Ai e donte këtë karrike vetëm për të plotësuar misionin e tij të sakrficicës shumëvjeçare ! Mesazhi i Bashës për anëtarët dhe militantët e vet ishte që ne si parti nuk mbështesim aktivistët që përballen, guxojnë, sakrifikojnë, rrezikojnë por vetëm njerëzit e tarafit personal dhe familjar, kjo është “Republika e Re”!
Anashkalimi antiligjor i kandidaturës së Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli dhe kandidimi antiligjor i një avokate tjetër profesioniste e cila ka mbrojtur herë Bashën e herë Ramën, herë Berishën e herë Fullanin, (pra njerëzit e fuqishëm), herë Banka dhe herë kompani të mëdha, tregon shumë për standardin dhe arsyet e përzgjedhjes. Avokati Altin Goxhaj ka mbrojtur qytetarët nga pushteti madje edhe duke u arrestuar në mënyrë të paligjshme në krye të detyrës, ka mbrojtur qytetarin e pambrojtur, çdo protestues i arrestuar apo i penalizuar në gjyqe penale pa asnjë shpërblim, tregon standardin e Bashës! Basha pra zgjedh si avokate një profesioniste të vijës së parë të mbrojtjes së oligarkisë dhe pushtetarëve, ndërsa shkel ligjin duke anashkaluar Avokatin Altin Goxhaj që shumë e quajnë avokat të popullit de facto për atë që bën për qytetarët por në mënyrë të veçantë për sytë e anëtarëve dhe militantëve të PDsë të avokatit të tyre pa pagesë kur arrestohen apo penalizohen nga policia dhe prokuroria për veprimtarinë e tyre politike! Mesazhi pra është i qartë, Basha zgjedh për popullin Avokat të Oligarkisë dhe të pushtetarëve jo ata që përfaqësojnë popullin kundër Oligarkisë, sepse ky në fakt është mesazhi për «Republikën e Re» !
Anashkalimi antiligjor i kandidaturës profesionale të Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli që organizonte dhe mbronte ligjërisht protestat kundër Fullanit të Sorosit dhe kandidimi antiligjor i një avokate profesioniste e cila mbronte Fullanin, është mesazhi publik mbi aktivizmin qytetar që ka Basha! Në fakt aktivistët qytetarë kanë vite që e shohin këtë standard porn ë fakt kjo ka vlerën e mesazhit public mbi standardin e “Republikës së Re”!
Kandidimi antiligjor i një avokate profesionisteje të njohur si avokate e Oligarkisë dhe e njohur për lidhjet dhe fuqitë e saj në Sistem, në Pushtet, në Opozitë, aksesi maksimal privat pranë Bashës, etj, për ta vendosur në një pozicion si Avokati i Popullit që në fakt për atë që përfaqëson ajo është një karrike krejt kot dhe e pavlerë dhe heqja dorë prej saj që të jetë pjesë e ekzekutivit të PDsë në rast fitore të PDsë tregon që ajo e di mirë, që Basha e di mirë, që PD s’paska asnjë shans të fitojë Zgjedhjet! Ndërkohë nëse PD nuk fiton Zgjedhjet qytetarët s’do të kenë si Avokat i Popullit një avokat hallexhinjsh dhe guximtar që përballet nonstop si Altin Goxhaj por një avokat të Bashës, Edi Ramës, Berishës, Fullanit, bankave dhe oligarkisë! Kjo quhet braktisje në radhë të parë e militantëve dhe anëtarëve të PDsë për llogari të drejtuesve ! Ky është mesazh që e nënkuptojnë të gjithë ata që e njohin mirë si Bashën, si Erindën, si Altinin, si lidhjen mes tyre veç e veç apo të gjithë bashkë!
Anashkalimi antiligjor i kandidaturës profesionale të Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli dhe kandidimi antiligjor i një avokate profesioniste tregon standardin që ka « Republika e Re » për respektimin e ligjit, proçedurave, shtetin ligjor. Anashkalimi i kandidaturës së ligjshme të Avokatit Altin Goxhaj është shkelje e rëndë e ligjit! Pasi ligji është i qartë deri në presje se si kryhet kandidimi dhe i vetmi që plotëson kriteret ishte Altin Goxhaj dhe Igli Totozani! Avokatja e Bashës kandidohet duke shkelur totalisht çdo nen dhe proçedurë. Çdo rregull ligjor. Ky është mesazhi i « Republikës së Re »: zgjeedhim njerëzit e tarafit familjar, shkelim ligjin, u heqim të drejtën të mospreferuarve të Sorosit!
Anashkalimi antiligjor i kandidaturës profesionale të Avokatit Altin Goxhaj për Avokat Populli i njohur si aktivisti më i njohur AntiSoros në Shqipëri, madje edhe themelues edhe i Lëvizjes AntiSoros :
– me një CV të shkëlqyer për kërkesat ligjore dhe morale të Avokatit të Popullit,
– i penguar zyrtarisht në shkelje të ligjit nga Fondacioni Soros në kandidimin e tij në 2016, me autor Fatmir Xhafën,
– i cili ka premtuar se veprimi i parë që do të kryente është raportimi ndërkombëtar para zgjedhjeve për gjëndjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut nga Diktatura e Oligarkisë Sorosiane,
Ishte mesazhi kryesor i Bashës : Ka një pakt Basha-Rama i ofruar nga George Soros në 6 Dhjetor 2014 dhe as që mund të bëhet fjalë se Avokati AntiSoros Altin Goxhaj mund ti jepet mbështetja e PDsë për të kryer misionin e tij AntiSoros! Sepse si Bassha si Rama janë duke bërë gati Republikën e Sorosit !

PRA PAZARI RAMA-BASHA TREGOI SE REPUBLIKA E RE ËSHTË REPUBLIKA SOROSIANE SI FINALIZIM I MARËVESHJES SË 6 DHJETORIT 2014!

(XH.A/SHUPLAKA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne