Bota

Amerika jep ndihma ushtarake shtesë për Izraelin

Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist njoftoi se pas vizitës së Donald Trump, ndihmat ushtarake të Amerikës për Izraelin janë shtuar me 75 milion dollarë.

Zyra e Netanjahut duke cituar kryeministrin ka deklaruar se Amerika ka premtuar për ruajtjen e kapacitetit ushtarak të Izraelit në Lindjen e Mesme. Tre ditë më parë Amerika ka dhënë 75 milion dollarë përveç ndihmave të saj vjetore për programin raketor të Izraelit, ka deklaruar kryeministri sionist Beniamin Netanjahu. Më herët Beniamin Netanjahu dhe Barack Obama kishin rënë dakord që bashkëpunimi ushtarak mes Amerikës dhe Izraelit për periudhën e viteve 2019-2028 të jetë 38 miliard dollarë ndërkohë që ky bashkëpunim për periudhën e viteve 2009-2018 ishte 30 miliard dollarë. Sistemi raketor “ Kupola e Hekurt” e regjimit sionist është projektuar për tu përballur me raketat me rreze të shkurtër veprimi, mirëpo ky sistem nuk ka funksionuar kundrejt raketave artizanale të rezistencës palestineze./ PT

OPINIONE