Ankaraja: Së shpejti takim për dialogun politik Turqi-BE

Turqia dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë një takim për dialogun politik në Bruksel, njoftoi të mërkurën Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë thuhet se delegacioni turk do të kryesohet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori për Çështjet e BE-së, ambasadori Faruk Kaymakci, ndërsa delegacioni i BE-së do të kryesohet nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian, Jean-Christophe Belliard dhe drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

“Pritet të diskutohen zhvillimet në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë dhe bashkëpunimi financiar, përfshirë fondet para anëtarësimit (IPA), procesi i liberalizimit të vizave, përditësimi i Unionit Doganor, si dhe fushat e rëndësishme të bashkëpunimit të Turqisë me BE-në, siç janë lufta kundër terrorizmit, emigracioni, siguria dhe mbrojtja”, thuhet në njoftimin e MPJ turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne