Një e re shqiptare në Angli pjesë e grupimit pro-Palestinës, e arrestuar një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.Top Channel duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mëson se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza.
Shqiptarja 28-vjeçare me banim në Crystal Palace Road në Londër akuzohet se 06/08/2024 hyri pa leje në ambientet e Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.
Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.
Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësaj kompanie protestohet dhe ndërmerren akte të dhunshme.
Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të jetë pro-Palestinës do të paraqitet në gjykatën qëndrore të krimeve në Londër Old Baily më 06/12/2024./Top Channel