Bota

Athinë, tre anëtarë të FETO-s kapen me karta identiteti greke të falsifikuara

Tre anëtarë të organizatës terroriste FETO u arrestuan të mërkurën vonë pasi u kapën me karta identitetit greke të falsifikuara në kryeqytetin Athinë.

Sipas gazetës lokale “Ekathimerini”, të dyshuarit u kapën gjatë një kontrolli të rastësishëm rutinë të efektivëve të policisë nga njësiti i motoristëve.

Raportohet se gjatë marrjes në pyetje në nëndrejtorinë e Sigurisë së Athinës, të dyshuarit pretenduan se ata u larguan nga Turqia sepse ishin të persekutuar për shkak se mbështetnin klerikun me qendër në SHBA, Fetullah Gulen.

Dy nga burrat thanë se ishin ish-punonjës të qeverisë, pretendim ky që u konfirmua nga policia.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016 në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes depërtimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA

OPINIONE

INTERVISTA