Bastiset shtëpia e ish-ambasadorit, Gjykata Speciale e akuzon për krime lufte

Shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik, u bastis sot që në mëngjes.

Avokati Tomë Gashi, i cili më parë ka qenë avokat i Selimit, tha se nuk kishte informacione. Sipas raportimeve të mediave, aksioni po kryhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Bastiset shtëpia e ish-ambasadorit, Gjykata Speciale e akuzon për

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar në lidhje me bastisjet e fundit të Gjykatës Speciale të Hagës.

Sipas Klinakut, ky është spektakël i radhës nga ana e Speciales.

“Siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi gjatë kohës sa ishte ambasador i Kosovës në Shqipëri, ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.

Ai u rikthye në këtë detyrë në prill 2019, edhe pse ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, kishte deklaruar se një i akuzuar për krime lufte nuk mund të jetë ambasador.

Në media është raportuar se edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka qenë cak i bastisjes nga Specialja, por ai e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, nuk ka pasur bastisje. S’ka pasur bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurrgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, ka thënë Kuçi.

Ai është i angazhuar si këshilltar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne