Besimtarët e huaj të krishterë, “gjak i ri” për kishat që po zbrazen

Në një kohë kur kishat vendore po përballen me rënie të numrit të besimtarëve dhe frekuentuesve, ardhja e besimtarëve nga jashtë shikohet si një lloj bekimi për kishat e Zvicrës. Si Kisha Katolike ashtu dhe ajo Protestante (e reformuar) kanë shënuar një rënie të madhe të pjesëtarëve të saj viteve të fundit dhe ky trend po vazhdon.

Kështu, numri i pjesëtarëve të Kishës Katolike gjatë 15 viteve të fundit ka rënë nga 3 milionë në 2.5 milionë ndërsa ai i pjesëtarëve të Kishës Protestante, nga 2.4 në 1.7 milionë, shkruan gazeta “Sonntagsblick”.

Por, po gjatë kësaj kohe, kishat e migrantëve po përjetojnë një rritje të madhe, ka konstatuar një studim i realizuar nga Instituti Pastoralsociologjik i Zvicrës.

Sipas studimit, nga vitet `50 të shekullit të kaluar, për çdo dhjetëvjeçar janë themeluar nga 35 kisha të reja të migrantëve. Ndërsa nga viti 2000 janë shtuar plot 112 bashkësi të krishtera të migrantëve. Janë rreth 157 bashkësi të huajsh që aktualisht për shërbimet e tyre fetare marrin me qira ose falas kishat e këtushme./ albinfo.ch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne