Biden i thekson Netanyahut rëndësinë e “uljes së tensioneve në rajon”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në një bisedë telefonike që zhvilloi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu theksoi mbështetjen e vendit të tij për Izraelin kundër grupeve me mbështetje iraniane dhe tërhoqi vëmendjen mbi “rëndësinë e përpjekjeve për uljen e tensioneve në rajon”.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti amerikan Biden zhvilloi bisedë telefonike me Netanyahun. Në bisedë mori pjesë edhe zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

“Biden e garantoi Netanyahun për sigurinë e Izraelit. Presidenti nënvizoi angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve që vijnë nga Irani dhe zgjerimeve të tij terroriste të tilla si Hamas, Hezbollah dhe Huthi”, thuhet në deklaratë.

Gjatë bisedës, Biden dhe Netanyahu diskutuan për tema që lidhen me dërgesat e reja ushtarake amerikane për Izraelin, veçanërisht për ato kundër raketave balistike dhe mjeteve ajrore pa pilot.

Biden i ka theksuar Netanyahut rëndësinë e përpjekjeve që vazhdojnë në drejtimin për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në deklaratë nuk përfshihet informacioni nëse Bideni dhe Netanyahu të cilët biseduan për herë të parë pas vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, diskutuan apo jo për këtë çështje./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne