Bilanc lufte në Shqipëri, dhjetë viktima në shtatët ditët e para të vitit të ri

Viti 2020 ka nisur si mos më keq në Shqipëri.

Në shtatë ditët e para të vitit të ri kemi dhjetë persona që kanë humbur jetën. Tre janë vrarë në atentate dhe shtatë të tjerë kanë humbur jetën në aksidente.

Atentati më i fundit ishte ai i sotmi në Rrëshen, ku u vra me snajper pronari i një televizioni lokal. Situata nga kriminaliteti në Shqipëri është e rëndë.

Bandat po lajnë hesapet me njëra-tjetrën, duke mbjell terror dhe pasiguri tek qytetarët.

Ndërkohë që policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend thjesht po numërojnë viktimat./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne