Biseda Akar-Esper, në fokus zona e sigurt në Siri

Turqia kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ti japë fund mbështetjes ndaj organizatës separatiste terroriste PKK/PYD/YPG.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar me homologun amerikan, Mark Esper zhvilloi një bisedë telefonike në lidhje me vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë.

Në bisedën Akar-Esper, u theksua edhe një herë se Turqia nuk do të lejojë që të vendoset një korridor terrori në pjesën jugore të vendit.

Akar kërkoi gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndalojnë ofrimin e ndihmës për organizatën separatiste terrorist të PKK/YPG /PYD, me në krye mbështetjen e armëve dhe municioneve.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes kombëtare në lidhje me bisedën ndërmjet Akar dhe Esper, shkruhet se në bisedë është përcjellë mesazhi: “Turqia është shumë e vendosur për të krijuar zonën e sigurt të spastruar nga terroristët me 30 kilometra në thellësi të lumit Eufrat dhe nëse ka zvarritje ose vonesa, ajo do ti përfundojë këto punime”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne