Blinken: SHBA është kundër një sulmi të madh në Rafah

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken deklaroi se janë kundër një sulmi të madh në Rafah dhe kërkoi nga Izraeli të lehtësojë hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se Blinken zhvilloi bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Sipas deklaratës, Blinken ka potencuar edhe njëherë angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe ka bërë të ditur se me Izraelin janë në të njëjtin drejtim për mposhtjen e Hamasit. Blinken dhe Gallant diskutuan për situatën e fundit në Gaza dhe Rafah. Blinken përsëriti pozicionin e SHBA-së se ajo është kundër një sulmi të madh izraelit në Rafah.

Sekretari amerikan kërkoi nga ministri izraelit të mos shënjestrohen civilët dhe punonjësit e ndihmës humanitare në Gaza dhe të lejohet hyrja e ndihmës humanitare në rajon./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne