Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, shkak lufta në Rripin e Gazës

Qeveria e Bolivise po ndërpret marrëdhëniet e saj diplomatike me Izraelin. Lajmi u konfirmua nga vetë ministria e Jashtme e venditn, e cila akuzoi Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në sulmet e tij në Gaza. La Paz, kryeqyteti i Bolivisë,  në mënyrë të ngjashme ndërpreu lidhjet me Izraelin në vitin 2009 në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në enklavën palestineze atë vit.

Marrëdhëniet diplomatike u rinormalizuan vetëm në vitin 2020, nën qeverinë e Presidentes Jeanine Anez. Kujtojmë se më 7 tetor grupi militant islamik Hamsas, sulmoi Izraelin, duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore dhe materiale./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne