Borrell do të zhvillojë turne në Lindjen Mesme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do të vizitojë vendet e Lindjes së Mesme për çështjen e Gazës në të cilën vazhdojnë sulmet e Izraelit.

Në një deklaratë nga media sociale, Borrell njoftoi se këtë javë do të zhvillojë vizitë në Izrael, Palestinë, Bahrein, Arabi Saudite, Katar dhe Jordani.

Ai tha se në vendet e rajonit do zhvillojë konsultime për qasjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe çështjet politike. “Kemi nevojë për një horizont politik që shtrihet në zgjidhjen me dy shtete. Edhe kjo mund të arrihet vetëm me dialog”, theksoi Borrell./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne