Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme, publikohet data, Theresa May shpjegon arsyet

Pas Brexit, Britania e Madhe do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mësohet se këto zgjedhje do të mbahen më 8 qershor 2017.

Në një konferencë për shtyp, kryeministrja britanike Theresa May ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi. Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është një nevojë për vendin, për shkak se Britania e Madhe ka nevojë për stabilitet dhe lidership të fortë pas Brexit.

Ajo i bëri thirrje votuesve të shprehin mbështetjen e tyre pas partisë së saj konservatore, duke shtuar se “çdo votë për konservatorët do t’iu bëjë më të fortë”.

Ky vendim për zgjedhje të parakohshme vjen disa javë pas nisjes së procesit të Brexit. Më herët, kryeministrja britanike kishte deklaruar se zgjedhjet e ardhshme do të mbaheshin sipas planit, në vitin 2020.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne