Çfarë po gatuan SHBA me muxhahedinët iranianë në Shqipëri? Kërkon tu garantohet e drejta e tubimit dhe angazhimit politik

SHBA i kërkon shteti shqiptar që të nisë punën për t’i mundësuar refugjatëve iranianë të drejtën për tu përfshirë në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë. Senati i SHBA-së ka prezantuar më 20 mars 2024 një rezolutë e cila ngre alarmin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Irani për shkak të strehimit të refugjatëve në kampin “Ashraf 3”.

Rezoluta, e mbështetur nga senatorët Thom Tillis, John Cornyn, Ted Cruz, John Boozman, Jeanne Shaheen, Chris Coons dhe Cory Booker, adreson kërcënimet në rritje të paraqitura nga regjimi iranian ndaj refugjatëve iranian dhe disa kërkesa për shtetin shqiptar. Në rezolutë bëhet thirrje për të rritur bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në mënyrë që të sigurohen kushtet e nevojshmen për të mbrojtur refugjatët politik që ndodhen në kampin “Ashraf 3”.

SHBA i kërkon shteti shqiptar që të nisë punën për t’i mundësuar refugjatëve iranianë të drejtën për tu përfshirë në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë. Duke marrë shkas dhe nga tensionet e krijuar një vit më parë në kampin “Ashraf3” mes policisë dhe refugjatëve iranian, SHBA duket se i ka caktuar një “vijë të kuqe” vendit tonë, duke i kërkuar që t’iu mundësoj iranianëve të drejtën e protestës dhe mbrojtjes së pronës.

“Senati pohon se refugjatëve politikë iranianë në Ashraf-3 në Shqipëri duhet t’u ofrohen të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe grumbullimit, dhe aftësinë për t’u përfshirë në aktivitete të ligjshme politike në Shqipëri.  Senati i bën thirrje qeverisë së SHBA-së që të marrë masa të shpejta dhe të përshtatshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, për të ndihmuar Shqipërinë të sigurojë dhe të mbrojë të gjitha të drejtat themelore të banorëve të Ashraf-3. Kjo përfshin të drejtën për jetën, lirinë, sigurinë, mbrojtjen e pronës dhe lirinë e shprehjes dhe tubimit”, thuhet në rezolutë.

Senati amerikan ka bërë thirrje gjithashtu për injoruar thirrjet e Interpolit për ekstradime të personave të ndryshëm që ndodhen në Kampin Ashraf 3. Kjo me justifikimin se këto urdhërua lëshohen pa kriter dhe me prapavijë politike nga Irani.

“Rezoluta kundërshton fuqimisht keqpërdorimin e njoftimeve të kuqe të INTERPOL-it nga regjimi iranian për të vendosur kufizime ose për të kërkuar ekstradimin e disidentëve iranianë në Iran”, thuhet më tej në rezolut.

Rezoluta gjithashtu thekson rritjen e aktiviteteve terroriste të regjimit iranian, sponsorit kryesor shtetëror të terrorizmit. Rezoluta e Senatit dënon mbështetjen e Teheranit për aktivitetet terroriste, kërcënimet ndaj anijeve tregtare dhe sulmet ndaj forcave amerikane.

Pikat kryesore të rezolutës:

Mbrojtja e të Drejtave Themelore : Senati pohon se refugjatëve politikë iranianë në Ashraf-3 në Shqipëri duhet t’u ofrohen të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe grumbullimit, dhe aftësinë për t’u përfshirë në aktivitete të ligjshme politike në Shqipëri.

Dënimi i veprimeve iraniane : Rezoluta dënon fuqishëm kërcënimet dhe veprimet e regjimit iranian kundër Shqipërisë, duke përfshirë sulmet kibernetike në shkallë të gjerë kundër Shqipërisë për t’i bërë presion qeverisë së Shqipërisë që të minojë ose t’i japë fund pritjes së refugjatëve politikë iranianë në Ashraf-3.

Mbështetje nga Qeveria e SHBA-së : Senati i bën thirrje qeverisë së SHBA-së që të marrë masa të shpejta dhe të përshtatshme, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, për të ndihmuar Shqipërinë të sigurojë dhe të mbrojë të gjitha të drejtat themelore të banorëve të Ashraf-3 . Kjo përfshin të drejtën për jetën, lirinë, sigurinë, mbrojtjen e pronës dhe lirinë e shprehjes dhe tubimit.

Kundërshtimi ndaj keqpërdorimit të INTERPOL-it : Rezoluta kundërshton fuqimisht keqpërdorimin e njoftimeve të kuqe të INTERPOL-it nga regjimi iranian për të vendosur kufizime ose për të kërkuar ekstradimin e disidentëve iranianë në Iran.

Vazhdimi i bashkëpunimit : Rezoluta kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të rregullt ndërmjet Qeverisë së SHBA-së, Qeverisë së Shqipërisë dhe banorëve të Ashraf-3 për të garantuar mbrojtjen e tyre të plotë dhe të drejtat themelore. Senati thekson gjithashtu njeh mbështetjen e rëndësishme ndërkombëtare për Rezistencën iraniane, veçanërisht Planin dhjetë pikësh të zonjës Maryam Rajavi për të ardhmen e Iranit./Pamfleti

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne