Debat brenda Këshillit Politik, Opozita: Duam konsensus për hapjen e listave 100%, por Gjiknuri refuzon dhe kërkon disa herë mbyllje të mbledhjes

Damian Gjiknuri i PS refuzon propozimin e PD për hapjen e listave 100%. Burime bëjnë me dije se përfaqësuesi i mazhorancës kërkon disa herë mbyllje të mbledhjes duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës.

Opozita e Bashkuar ndërkohë kërkon një konsensus për propozimin me 6 pika që ka hedhur sot në tryezë. Për më tepër ajo bën të qartë nëpërmjet përfaqësuesve të saj, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili se është propozimi i saj që jep zgjidhje konkrete për hapjen e listave 100% që shqyrtohet nga Këshilli.

Por ndërkohë Opozita paralajmëron edhe se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimet kushtetuese, por hidhet në erë konsensusi i arritur më parë dhe dy marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit që janë të domosdoshme për hapjen e negociatave.

Prej më shumë se 3 orësh mbledhja brenda Këshillit Politik vijon teksa nesër në parlament ndryshimet kushtetuese votohen nga deputetët brenda Kuvendit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne