Demonstrata kundër Netanyahut në Tel Aviv

Mijëra njerëz të shtunën mbajtën një demonstratë në qendër të Tel Avivit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe largimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga pushteti.

Sipas IRNA; Demonstruesit nga zona të ndryshme të Tel Avivit zhvilluan marshimin e tyre drejt sheshit të qendrës kulturore në qendër të këtij qyteti. Në këtë demonstratë protestuesit kërkuan rrëzimin e kabinetit të Benjamin Netanyahut dhe marrëveshje me Hamasin për kthimin e të burgosurve sionistë në Gaza. Gjatë kësaj demonstrate, policia izraelite u përlesh me demonstruesit dhe familjet e të burgosurve në Gaza dhe arrestoi disa prej tyre.

Burime mediatike raportuan gjithashtu se protestuesit bllokuan rrugën që të çon në rezidencën e kryeministrit të regjimit sionist në veri të territorit të pushtuar. Një tjetër demonstratë u mbajt në Kodsin e pushtuar dhe qytetin e Haifës ku demonstruesit brohorisnin slogane kundër Netanyahut. Demostrata masive kundër Netanyahut u mbajt ndërsa batalionet Ezzeddin al-Qassam, krahut ushtarak të lëvizjes Hamas publikuan një mesazh drejtuar familjeve të të burgosurve izraelitë të shtunën ku paralajmëroi për pasojat e vazhdimit të politikës luftarake të kabinetit të këtij regjimi.

Në këtë mesazh që u drejtohet këtyre familjeve thuhet: Kabineti juaj po ju gënjen. Nëse Netanyahu vazhdon luftën, përgatituni për vdekjen e të gjithë të burgosurve izraelitë në burg. Pas 113 ditësh të luftës kundër Gazës, në kohën kur Tel Avivi nuk ka arritur qëllimet e deklaruara, protestat izraelite kanë arritur në shtëpinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe tani protestuesit me zë më të lartë janë duke kërkuar kthimin e të burgosurve. Sidomos në një situatë ku bombardimet izraelite dhe operacionet ushtarake tokësore kanë rezultuar në vdekjen e një numri të burgosurish sionistë./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne