Vazhdon bombardimi i zonave të ndryshme të Gazës nga regjimi sionist

Vazhdojnë bombardimet dhe granatimet e zonave të ndryshme të Gazës nga regjimi sionist.

Sipas rrjetit Al Jazeera, në vazhdimësi të agresionit të regjimit sionist kundër popullit palestinez, tanket e këtij regjimi hynë në lindje të zonës “Al-Fakhari” në Khan Yunis, që ndodhet në jug të Gazës dhe qëlluan me topa në zonën e spitalit europian dhe kampeve të refugjatëve. Gjithashtu, pas ditës së gjashtë të rrethimit, një spital në qytetin Khan Yunis, si pasojë e mungesës së mjekëve dhe personelit mjekësor dhe shërbimeve, është në prag të një fatkeqësie humanitare.

Rrjeti Palestine Todai gjithashtu raportoi për përleshje intensive midis luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe forcave pushtuese në perëndim të “Beit Lahia” që ndodhet në veri të Gazës. Burimet e lajmeve gjithashtu raportuan për bombardimin e një shtëpie banimi që i përket familjes palestineze “Al-Khaëaldeh” në Khan Yunis dhe thuhet se në këtë sulm kanë rënë dëshmorë ose janë plagosur një numër i madh personash dhe disa kanë mbetur nën rrënoja.

Numri i dëshmorëve të krimeve të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 26 mijë e 257 persona dhe i të plagosurve në 64 mijë e 797 palestinezë. Më shumë se tetë mijë njerëz janë ende nën rrënoja ose thënë ndryshe janë zhdukur./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne