Denoncimi/ Pallati 14 kate i Irfan Hysenbelliut, qytetari: Zgjohemi me zhurmë, s’rrimë dot në shtëpi!

Irfan Hysenbelliu është një nga të përkëdhelurit e “Rilindjes”, i cili me disa “pushtete” në dorë duket se nuk do t’ia dijë aspak për rregullat dhe ligjet e këtij vendi. Pas shumë e shumë pallateve që i ka ngritur ku i ka dashur qejfi, pa marrë parasysh asnjë nga denoncimet e bëra nga qytetarët, një tjetër kullë e Hysenbelliut po lulëzon në zonën pranë “Fabirkës së Miellit”.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, bëhet fjalë për një pallat 14 katësh, punimet e së cilit bëhen orar pa orar duke shqetësuar në masë banorët e zonës. Një qytetar shkruan se ky pallat është ‘dorë’ e Hysenbelliut, i cili me lejen e Ramës, vazhdon punën pa i hyrë gjemb në këmbë. Ndërkohë zhurmat e kamionëve dhe skavatorëve që hapin dhe mbushin themelet është kthyer në një shqetësim për banorët, të cilët nuk kanë mbështetje as nga policia.

Një qytetar denoncon:

Pershendetje JOQ! Zgjimi i zhurmshem të shtunë dhe të dielë me pallatin e Irfan Hysenbelliut. S’rrimë dot ne shtepi. Kompleksi Tirana Golden, ne rrugën Bedri Karapici, duken fushat stërvitore të FC Tirana. Këto kulla të reja po ndërtohen me projekt 14 kate dhe jo 9 siç janë të gjitha pallatet pjesë e të.njëjtit kompleks. Vetë Irfani ka ndërhyre te Rama dhe ka marrë leje shfrytëzimi për 14 kate, kuptohet ka bërë dhe projektin e ri në studiot arkitekturore të Lali Erit. Flm/JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne