Deputeti i Irlandës: Qeveria izraelite po djeg për së gjalli popullin e Gazës

Thomas Gold, një deputet i Parlamentit irlandez, tha të shtunën mbrëma, në përgjigje të gjenocidit të regjimit sionist në Gaza dhe në Rafah, se qeveria izraelite po djeg për së gjalli popullin e Gazës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin Al-Jazeera, Gold, i cili po fliste në parlamentin irlandez për krimet e regjimit sionist, tha: “Kur publikohen foto dhe video nga atje (Gaza), kur dëgjon britmat e popullit palestinez, kjo është koha kur qeveria e Izraelit djeg me zjarr burra, gra dhe fëmijë të gjallë, ndërsa bota bën sehir.”

Ai shtoi: “Izraeli masakroi 15,000 fëmijë dhe vrau 36,000 burra dhe gra, dhe kjo nuk është aspak e besueshme.” Ndërsa i zemëruar, Gold thotë: “Po ndodh një gjenocid në Gaza. Një fëmijë pa kokë dhe qeveria izraelite thotë: ‘Kjo nuk është e vërtetë; është bërë një gabim‘.”

Ai mallkon Netanyahun dhe gjeneralët sionistë dhe thotë: “Shpresoj që Zoti ta djegë Netanyahun së bashku me gjeneralët dhe qeverinë e tij, sepse ajo që po ndodh tani në Gaza nuk është vetëm racizëm dhe krim lufte, por është edhe një akt i tmerrshëm që po bëni ju (ushtarët sionistë). ” Duke iu drejtuar banorëve të territoreve të pushtuara, ai shtoi: “Ku ju ka shkuar ndërgjegjja? Ku është ndërgjegjja e izraelitëve që e lejojnë qeverinë e tyre të bëjë një gjë të tillë me fëmijët?”

Ai vazhdoi: “Izraelitë! Ku ka shkuar humanizmi juaj“?! Gold theksoi: “Ne e njohim shtetin e Palestinës dhe e dimë se ata janë qenie njerëzore si secili prej nesh“. Në fund, ai tha: “Turp për Izraelin dhe atë që ka bërë dhe ne nuk do t’i harrojmë kurrë këto veprime [kriminale].”/parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne