Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së hodhi poshtë projekt-ligjin e veçantë për ndihmën për Izraelin

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së hodhi poshtë një projekt-ligj të propozuar nga republikanët që përfshin një paketë ndihme ushtarake prej 17.6 miliardë dollarësh për Izraelin, duke lënë jashtë ndihma shtesë për Ukrainën. Për draftin votuan 250 përfaqësues dhe kundër tij 180, nga të cilët 166 ishin demokratë dhe 14 ishin republikanë. Për miratimin e ligjit kërkohej një shumicë prej dy të tretash.

Shumë që votuan kundër projektligjit përmendën ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës si arsye, duke bërë thirrje për mbrojtje më të fortë të të drejtave të njeriut në rajon.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të dielën se projektligji është “madje më i keq se sa pritej”. Më herët presidenti amerikan Joe Biden tha se do të vërë veton ndaj këtij ligji nëse miratohet pa pikën për ndihmën për Ukrainën.

Izraeli nisi një fushatë të egër në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, duke vrarë të paktën 27.585 palestinezë dhe duke plagosur 66.835 të tjerë. Ofensiva izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne