Digjet makina e zyrtares në veri të Kosovës, Policia nis hetimet

Miletiç, në veri të Kosovës është përfshira nga flakët mbrëmjen e së hënës (13 nëntor). Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti, por hetimet kanë nisur. “Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani.

Edhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Miletiç. Ndërkaq, nënkryetarja Miletiç, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne