Dua Lipa thotë se kritikat ndaj luftës izraelite në Gaza ishin për të mirën e të gjithëve

Ylli i popit dhe kryesuesja e ardhshme e “Glastonbury”, Dua Lipa, deklaroi se është e përgatitur të përballet me kritika të mundshme për deklaratat e saj politike, duke përfshirë përshkrimin e saj të fundit të operacioneve ushtarake në Gaza si “gjenocid izraelit”. Duke folur për Radio “Times”, 28-vjeçarja theksoi se ajo i konsideron me kujdes fjalët e saj, por shprehet se beson se ato i shërbejnë të mirës më të madhe, pavarësisht rreziqeve të përfshira.

Muajin e kaluar, artistja fituese e çmimeve “Grammy” ripostoi një grafik nga grupi Artists4Ceasefire për 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo përfshiu hashtagun #AllEyesOnRafah, “Gjithmonë me Rafah”, i cili fitoi vëmendje pas bombardimit të “Izraelit” të qytetit në Gaza. Ajo shkroi, “Djegia e fëmijëve të gjallë nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”.

Kohët e fundit, ajo u përmend në një këngë “rap” izraelite që mbronte dhunën kundër figurave publike që kanë shprehur pikëpamje pro-palestineze. Lipa i tha Radio Times: “Kur flas për gjëra që janë politike, e kontrolloj veten dy herë, treherë: ‘OK, kjo ka të bëjë me diçka që është shumë më e madhe se unë dhe është e nevojshme dhe kjo është arsyeja e vetme, Po e postoj. “Ky është ngushëllimi im i vetëm për ta bërë këtë””

“Gjithmonë do të përballet me një reagim të ashpër dhe opinionet e njerëzve të tjerë, kështu që është një vendim i madh. E balancoj atë, sepse në fund e ndiej se është për të mirën më të madhe, kështu që jam e gatshme ta “marrë atë goditje”.

Mbështetëse e Laburistëve

Dua Lipa, e lindur në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës, la të kuptohej se trashëgimia e saj i jep formë qëndrimit të saj të hapur politik.

“Të flasësh është një prirje e natyrshme për mua, duke pasur parasysh prejardhjen dhe trashëgiminë time, dhe se vetë ekzistenca ime është disi politike, nuk është diçka që nuk është e zakonshme për mua të ndihem afër dickaje të tillë”, tha ajo. Në të njëjtën intervistë, Lipa zbuloi mbështetjen e saj të vazhdueshme për Partinë Laburiste dhe la të kuptohet synimin e saj për të votuar për partinë në zgjedhjet e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse ajo u përmbajt nga miratimi i qartë personalisht i Keir Starmer.

Ajo tha: “Për mua, gjatë tre apo katër viteve të fundit, kam vendosur që të qëndroj pas një lideri të caktuar partie politike ndoshta nuk është rruga që dua të marr. Unë i kam mbështetur gjithmonë laburistët, kështu që këtu do të qëndroj gjithmonë, por nuk mendoj se do të dal publikisht pro ose kundër dikujt…sepse politikanët në përgjithësi kanë një mënyrë për t’ju zhgënjyer”./Gazetaimpakt/ almayadeen/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne