Durrës/ Kryeprokurorja Anita Jella që po skanohet nga ONM; nis pastrimin e dosjeve të saj dhe të treshes Prela, Shehu, Troplini

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella, është i vetmi rast ndër zyrtarët e (pa)drejtësisë, që i shtyhet data e procesit të “Veting”-ut, për “shtesë dhe hetim informacionesh”; kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM-SHBA), i cili ka deklaruar, se disponon shumë të dhëna të tjera problematike, për “punën dhe veprimtarinë” e kësaj prokuroreje; të pa pasqyruara, në Relacionin Përfundimtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Nuk e dimë, se përse realatori i KPK ka “harruar” pa futur në raport shumë fakte zullumesh të punës së Anita Jellës; por nëse në datën 4 tetor 2019, ONM-SHBA, nuk do ta kishte bllokuar e shtyrë procesin farsë, për “Veting”-un e kryprokurores së Durrësit; atëherë, kjo “prokurore e zezë”; do dilte “akullore”, sipas skenarit të bërë nga mikesha e saj Arta Marku, nga familjari dibran Ulsi Manja dhe grupi Rama-Dako, duke u emëruar në SPAK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e nisi seancën, me njoftimin: – “Procesi për Drejtuesen e Prokurorisë-Durrës, Anita Jella, shtyhet me kërkesë të ONM, i cili ka dorëzuar të dhëna të reja, të zbuluara, depozituara e publikuara së fundmi, pas hartimit të raportit vlerësues”.

E ndërsa KPK dhe ONM-SHBA, po vazhdojnë hetimin për “skanimin” veprimtarisë reale të kryeprokurores së Durrësit, Anita Jella, lidhur me të dhënat e fshehura e të manipuluara në realacionin vlerësues; shefe Anita Jella dhe dhe grupi i saj mafioz Afrim-Shehu-Ndriçim Troplini në Prokurorinë e Durrësit; po vazhdojnë të pastrojnë dosjet e tyre nga pisllëqet; ku bëjnë pjesë dhe dosjet e 10 viteve të fundit të Donika Prelës.

Me lejen e shefes së madhe Arta Marku dhe me “viston” e heshtur të Këshilit të Lartë të Prokurorisë (KLP), kryeprokurorja Anita Jella, ashtu siç dikur në prokurorinë Librazhd-Elbasan; po zhduk fashikuj, prova fizike e audio, urdhëra e vendime të ndërmjetme, nga dosjet e krimit dhe korrupsionit “VIP”.

Dosjet që po “pastron” Anita Jella, janë fakte të zbuluara nga ONM-SHBA e të denoncuar edhe nga redaksia “PAMFLETI”; të cilat lidhen me shefat e politikës e pushtetit në Durrës e Tiranë; por edhe dosje të bandave të krimit; të cilat nuk i ka regjistruar, i ka pushuar e mos filluar si çështje, i ka manipuluar si prova; i ka hetuar qëllimisht me mangësi, apo nuk i ka ankimuar në Apel.

Kush po e lejon Krye-prokuroren e Durrësit, Anita Jella dhe bandën e saj “Afrim Shehu-Ndriçim Troplini”; që pasi ka fshehur e mbrojtur qindra krime e afera korrupsioni, kundrejt përfitimeve pasurore; ka nisur të bëjë këtë masakër dokumentare me dosjet hetimore, 110 prej të cilave, do jenë objekt i SPAK-BKH?!

Natyrisht, që po e lejon shefja Arta Marku, me “viston” e heshtur të Këshilit të Lartë të Prokurorisë; të cilët sipas ligjit; pas shtyrjes së procesit të “Veting”-ut për dyshime të faktuara; duhej ta kishin pezulluar nga detyra si drejtuese, për t’i hequr mundësinë e zhukjes së provave, për të cilat ajo po ri-hetohet nga KPK e ONM.

Në vijim, do publikojmë dosjet hetimore “VIP”, që po pastrohen e dëmtohen me shpejtësi, nga banda partiake e Prokurorisë-Durrës; dosje të pa çuara para drejtësisë e të pandëshkuara, të pushuara me tejkalim afatesh hetimore e marifete të tjera; shumica nga Donika Prela, Anita Jella, Afrim Shehu e Ndriçim Troplini, të cilat janë prova e plotë e paligjshmërisë, lidhjeve me krimin dhe korrupsionin të tyre./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne