Edi Rama i ofron Shqipërinë falas për kolonizim Izraelit

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. Në një konferencë të përbashkët, Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe popullit hebre do të forcohen edhe më tej dhe se vendi ynë është i gatshëm t’i presë krahëhapur të gjithë izraelitët që duan të vijnë në vendin tonë.

Kujrojmë që Edi Rama ka është rreshtuar në krah të shtetit zionist izraelit që në fillim të luftës me Palestinën, dhe tani po kërkon që të kthej Shqipërinë në një Palestinë të dytë.

Kreu  i qeverisë shqiptare u shpreh ndër të tjera se është i vetdijshëm për atë çfarë është duke ndodhur në territoret ku populli izraelit dhe ai i Palestinës jetojnë dhe kjo situatë është e rëndë dhe duhet të marrë fund sa më shpejt.

“Është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të prirur ta forcojmë. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme dhe mënyre antisemitizmi dhe kundër çdolloj shprehjeje dhe intolerance a paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë është shumë e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet”,tha Rama.

Rama tha se lufta kundër terrorit është shumë e vështirë, por Shqipëria ka qenë një mbështetëse e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekjeje për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces të ri për të mirën e gjithë njerëzve.

“Këto janë kohë mjaft të vështira për Izraelin dhe gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës. E ardhmja do të jetë një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt dhe pa asnjë dyshim në një rajon më të paqtë. Jemi krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë, apo qoftë edhe ata në moshë më të vjetër që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në zemër të Evropës”, tha kryeministri.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne