Egjipti bën thirrje për presion ndaj Izraelit për hapjen e pikave kufitare në Gaza

Egjipti kërkoi të ushtrohet presion ndaj Izraelit që të ndalojë sulmet kundër Rripit të Gazës dhe të hapë pikat e tij kufitare, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës me shkrim nga Ministria Punëve të Jashtme të Egjiptit, ministri i Jashtëm Badr Abdelatty ka zhvilluar një bisedë telefonike koordinatorin special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Gjatë bisedës, Abdelatty vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit për t’i bërë presion Izraelit që të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës dhe shtoi se fluksi i ndihmave humanitare është ndalur që nga 7 maji, kur Izraeli mori kontrollin e pikës kufitare Rafah në anën palestineze.

“Për të bërë sërish funksionale pikën kufitare Rafah, janë të nevojshëm disa kushte të tilla si tërheqja e Izraelit nga pika. Që kjo të rikthehet nën administrimin e Palestinës si dhe garantimin e mbrojtjes për ata që punojnë në fushën humanitare”, tha Abdelatty i cili tërhoqi vëmendjen se duhet të ushtrohet presion mbi qeverinë e Tel Avivit që Izraeli të hapë pikat kufitare që ka me Gazën.

Ministri i ri i Jashtëm i Egjiptit, Abdelatty theksoi rëndësinë e sigurimit sa më parë të armëpushimit në Gaza.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne