Egjipti: Praktikat e Izraelit në terren vërtetojnë planet e tij për të dëbuar palestinezët

Egjipti deklaroi se të gjitha praktikat e Izraelit në terren vërtetojnë planet e tij për të dëbuar palestinezët nga territoret e tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmed Ebu Zeid, reagoi lidhur me deklaratën e ministrit izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, në lidhje me “inkurajimin e migrimit vullnetar nga Rripi i Gazës”.

Ebu Zeid theksoi në deklaratën e tij se vendi i tij refuzon iniciativat e Izraelit për të nxjerrë palestinezët nga Rripi i Gazës në mënyrë vullnetare apo me forcë. “Të gjitha praktikat e Izraelit në terren vërtetojnë planet e tij për të dëbuar palestinezët nga territoret e tyre”, deklaroi Ebu Zeid.

Ministri izraelit për Çështjet Strategjike, Ron Dermer, kishte deklaruar se Izraeli për kërkon mundësinë për “inkurajimin e migrimit vullnetare nga Rripi i Gazës”. Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, që nga fillimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës ka paralajmëruar shumë herë për pasojat e “iniciativave për dëbimin e palestinezëve në Gaza në ishullin Sinai të Egjiptit”.

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka deklaruar se Izraeli e mban ende në tryezë planin e tij për të dëbuar popullin palestinez./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne