Ehsan Bidi dhe Sander Lleshaj qe krijon incident me Greqine per ti bere qejfin Maryam Rajavit

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi diskutojne sages e defektorit muxhahedin Ehsan Bidi. Bidi qe u pranua si azilant nga Shqiperia ne 2013, me urdher te gestapos se MEK-ut i eshte hequr azili politik ne 2019 dhe burgosur per 1 vit per ti bere qejfin Maryam Rajavit.

Keto shkelje jane kryer qe nga momenti kur mirditori katolik Sander Lleshaj, i cili me porosi te Vatikanit dhe Ismail Kadarese u caktua si Minister i Brendshem i Shqiperise, pasi parlamenti shqiptar refuzoi qe ta zgjedhi si president per ti bere qejfin Kishes Katolike.

Qe prej ardhjes se Sandrit ne karriker strukturat policore te Lleshajt kane persekutuar kundershtarer e xhihadit te MEK-ut ne Shqiperi pasi Sandri sillet si bashibozuk i nje grupi terrorist iranian.

Ne date 13 gusht qeveria shqiptare arriti kulmin e nenshtrimit te saj ndaj organizates se xhihadit iranian, duke hedhur Ehsanin drejt tokes greke dhe krijuar keshtu nje incident diplomatik me vendin fqinj. Ky incident mund te kishte marre jete njerezish por edhe lufte. Dhe e gjithe kjo lufte do shkaktohej nga qe qeveria shqiptare sot i eshte nenshtruar totalisht nje organizate ish-terroriste.

Mbyllja e kufirit qe Greqia i ka bere Shqiperise ne ditet e fundit lidhet pikerisht me aktin bashibozuk te policise shqiptare. Greqia e cila eshte tmerruar nga eksportimi i xhihadisteve iraniane drejt saj, po hakmerret duke mbyllur kufirin dhe bere mijera shqiptare te paguajne harac per Maryam Rajavin dhe grupin e saj xhihadist qe strehoet ne Manze.

Thanasi dhe Jazexhi diskutojne nenshtrimin e Shqiperise ndaj Marjam Raxhavit dhe xhihadisteve te saj dhe sulmet qe MEK-u ka ndermarre kunder tyre ne ditet e fundit. Thanasi dhe Jazexhiu i premtojne xhihadisteve te MEK-ut qe ata nuk i heshtin dot me kercenimet e tyre dhe beteja e tyre mediatike dhe ligjore me bandat xhihadiste do te vazhdoje pa frike derisa MEK-u te respektoje sovranitetin kombetar te Shqiperise dhe te mos kercenoje shqiptaret per lirite e tyre demokratike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne