Emir Coskun i pergjigjet turkofobeve dhe racisteve te faqes se Top Channelit

Emir Coskun, nje intelektua shqiptar qe jeton ne Stamboll i eshte pergjigjur ne facebook-un e tij komenteve fyese kunder Turqise dhe turqve qe jane bere ne faqen e facebookut te Top Channelit ne lidhje me demonstraten pro-Turqise qe qytetaret shkupjane kane bere sot. Ne kete faqe tufa injorantesh dhe racistesh te cilet besojne ne ideologjine anti-turke dhe raciste te Ben Blushit, e cila demonstrohet ne romanin ‘Te Jetosh ne Ishull’ kane sulmuar shqiptaret dhe turqit e Shkupit.

Me poshte eshte komenti i Coskun ne mbrojtje te shqiptareve dhe turqve te Maqedonise ndaj kesaj fryme raciste dhe injorante qe demostrohet ne faqen e Top Channelit.

Në komente vetem urrejtje ndaj shqiptarëve Shkupit e Maqedonisë duke sharë e etiketuar “kopila-turq” “, kopila-serbo+sllav” nga injorantët kosovar dhe e Shqipërise me emra italiane që hiqen si “patriota’ të mëdhenje duke treguar përrallat 500 vjeçare “turku na vrau , na la mbrapa,na shkateroi identitetin kombëtarë”

1-Këtë tubim ka organizuar minoriteti turk në Maqedoni (këta se kanë haberin as nga përbërje demografike Maqedonise).

2-Shqiptarët e Maqedonise nuk i thonë vetes e as nuk janë “turq”(edhe pse një pakicë e vogël thotë) e as “jugosllav” por vetem SHQİPTARE. Shumica me origjinë janë nga krahinat e Lumës,Dibrës,Malsia Gjakovës dhe Shkodrës. Janë nga fiset Gash, Berishë, Shalë, Krasniq, Bytyq, Thaç etj.

3-Shqiptarët e Maqedonisë janë ata që ruajnë më shumë identitetin e tyre kombëtarë dhe traditat. Në mikpritje,nëpër dasma,në familje akoma ruajnë zakonet e traditat që në Shqipëri dhe Kosovë sot pothuajse komplet janë harruar.

4-Shqiptarët e Maqedonisë kanë vuajtur më shumë se të gjithë shqiptarët e tjere në Jugosllavi në aspektin e identitetit dhe kanë qenë më diskriminuar dhe për këtë arsye kanë mbrojtur identitetin e tyre me radikalizm nacional dhe fetar.

5- Një nga kryengritjet më të mëdhaja shqiptare kundër P.Osmane kanë berë shqiptarët e Maqedonisë në shek.19 në krye me Dervish Carën. Gjithashtu kanë marr pjesë si vullnetar në luftën nacional-çlirimtare,ballit kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botrore dhe në luftën e Kosovës në 1999.

6- Shumica prej tyre e duan Turqinë sepse çdo familje në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Veles, Strugë etj ka të paktën një kushëri në Turqi. Nga 5-6 milion shqiptar që janë në Turqi më shumë se gjysma tyre është nga Maqedonia. Arsye tjetër është se i vetmi shtet që i hapi dyert dhe strehoi duke dhënë nën-shtetesi shqiptarëve presekutuar nga regjimi jugosllav ka qene Turqia. Për këto arsye ka një dashuri dhe mbështetje ndaj Turqisë.

7- P.Osmane nuk ka qene perfaqsuesi turqve, ka qene një Perandori imperiale multi-kombetare me identitet Musliman që në qeverisje më shumë pjese kanë marr jo-turqit. Gjatë sundimit osman turqit e Anadollit kanë qenë me shtypur dhe presekutuar se popujt e Ballkanit. turq, shqiptar, grek, arab, serb, boshnjak, armen etj. Gjithë ishin robt e sulltanit pa dallim kombësie. Ashtu si nacionalizmi grek,serb,shqiptar,bullgar edhe nacionalizmi turk ka lindur në shek 19. Gjithashtu Rilandasit e nacionalizmit turk kanë qenë kundër sulltanit.Këto na tregojnë që gjithë kombet e popujt kanë qenë shtypur nga Perandoria.

8-Nuk ka asnjë provë, dokumentë që P.Osmane ka bere masakra,gjenoicide ndaj shqiptareve ose se shqiptarët janë bërë musliman me dhunë.Faktet tregojnë që në shumë raste P.Osmane ka pas favor shqiptarët (popullimi Kosovës Lindore, Maqedonisë, Nishit, Selanikut , Prevezes me shqiptar, 30 kryeministra shqiptar )

9-Për humbjen e vlerave, zakoneve, traditave në Shqipëri ska fajin as Turqia as İslami as ndonje shtet apo fe tjetër. Fajin e ka pas komunizmi agresiv i regjimit Enver. Kurse sot në Shqipëri dhe Kosovë fajin e ka post-modernizmi që don të prishi çdo vlerë familjare ,morale,tradicionale duke normalizuar degjenerimin, pederastët, lezbiket, kurvat, drogaxhinjt. Kurse sistemi korruptuar politik-ekonomik dhe injoranca dhe sjellje e shoqërisë e ben popullin të urrej vendin dhe identitetin e vetë kombëtar duke shtyrë ata në dëshpërim të largohen nga vendi(p.sh. djegje pashaportëve shqiptar nga azilkurkueset në Evropë)

10-Nuk ruhet identiteti kombëtarë e behet patriot duke urryer kombët,fetë dhe komunitete tjera dhe duke besuar përrallat historike sajuara vete nga sistemi dhe nga injorantët mediatik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne