Automjeti i një punonjësi policie është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen “5 Maj”.
Mjeti është në pronësi të Marius Memës, punonjës i policisë kriminale në Elbasan.
Mësohet se ai e kishte parkuar makinën para pallatit, pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë i është vënë flaka në pjesën e parme dhe pasme.
Nga të dhënët e policisë, dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./TPZ