Erdogan, Biden-it: Izrael nuk dëshiron armëpushim në Gaza

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i tha homologut të tij amerikan Joe Biden se Izraeli nuk dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës.

Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Biden-in, të cilit i tha se vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, “i dha një goditje të rëndë” përpjekjeve për armëpushim në Gaza.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu “ka treguar në çdo hap” se nuk dëshiron një armëpushim dhe paqe, dhe fjalimi i tij i fundit në Kongresin amerikan shkaktoi “zhgënjim të thellë” në Turqia dhe në botë, i tha Erdogan Bidenit.

Izraeli po punon për përhapjen e zjarrit nga Gaza në të gjithë rajonin, theksoi presidenti turk.

Telefonata erdhi menjëherë pasi Turqia njoftoi se Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT) udhëhoqi një shkëmbim të suksesshëm të të burgosurve që përfshin shtatë vende në “një nga operacionet më të gjera” të shkëmbimit në vitet e fundit.

Në shkëmbim u përfshinë gjithsej 26 persona nga burgjet në SHBA, Gjermani, Poloni, Slloveni, Norvegji, Rusi dhe Bjellorusi. Ata u transportuan në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Biden falënderoi presidentin Erdoğan për përpjekjet e tij në lidhje me shkëmbimin e pengjeve, ku janë të përfshirë edhe tre shtetas amerikanë dhe një mbajtës të kartonit të gjelbër amerikan: Paul Whelan, Evan Gershkovich, Alsu Kurmasheva dhe Vladimir Kara-Murza.

Gjatë bisedës telefonike, të dy liderët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Turqia po bën çmos për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në në çdo fushë, nënvizoi Erdogan./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne