Erdogan bisedon me homologun algjerian dhe princin saudit për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike të mërkurën rreth zhvillimeve të fundit në konfliktin izraelito-palestinez me homologun e tij algjerian, Abdelmadjid Tebboune dhe me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Drejtoria e Komunikimeve të Turqis njoftoi se Erdogan dhe Tebboune diskutuan për zhvillimet shqetësuese të ngjarjeve të fundit rreth konfliktit izraelito-palestinez.

Presidenti Erdogan tha se qëllimi është t’u jepet fund tensioneve në rajon pa u përhapur në vendet e tjera dhe të arrihet paqe e drejtë përmes negociatave. Duke treguar për “përpjekjet e sinqerta dhe paqësore të Türkiye-s”, Erdoğan shtoi se pritet edhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht e vendeve të rajonit.

Në një bisedë të veçantë telefonike me Mohammed bin Salman, Erdogan tha se Turqia po punon për të ofruar ndihmë për civilët e pafajshëm të prekur nga sulmet. Ai tha se bombardimi i vendbanimeve civile është i papranueshëm, duke theksuar rëndësinë e mesazheve konstruktive nga vendet e rajonit për t’u dhënë fund luftimeve.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi operacion gjithëpërfshirës të quajtur “Tufani i Aksa-së” të shtunën në mëngjes. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit ndërsa grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Grupi tha se operacioni ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës së shtuar mes kolonëve.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpata e Hekurt” kundër Hamasit në Rripin e Gazës. Më shumë se 2.300 njerëz janë vrarë në dhunë, përfshirë të paktën 1.100 palestinezë në Gaza dhe 1.200 izraelitë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne