Erdogan: Retorika e kërcënimit në rritje e Izraelit dhe sulmet ndaj Libanit janë thellësisht shqetësuese

Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se retorika dhe sulmet e përshkallëzuara të Izraelit ndaj Libanit shqetësojnë seriozisht Türkiyen për të ardhmen e rajonit. “Asnjë shtet në rajonin tonë, duke përfshirë Turqinë, nuk mund të ndihen të sigurt për sa kohë që agresioni i Izraelit nën administratën e Netanayhu-t nuk ndalet”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara. Grupi libanez Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr në kufi që nga shpërthimi i luftës së Gazës në muajin tetor, por përshkallëzimi i fundit ka nxitur shqetësime për një konfrontim më të madh.

Hezbollahu e ka lidhur ndërprerjen e sulmeve të saj ndaj Izraelit me fundin e sulmeve të Tel Avivit në Gaza, ku që nga tetori janë vrarë të paktën 38 mijë palestineze dhe është krijuar një katastrofë humanitare. Duke komentuar dhunën dhe tendencat negative të mediave sociale pas një krimi të dielën nga një shtetas sirian në qytetin turk Kayseri, Erdogan tha se Turqia “do ta zgjidhë çështjen e refugjatëve jo në bazë të paragjykimeve apo frikës, por me një kornizë racionale dhe të ndërgjegjshme të bazuar në realitetet e vendit dhe ekonominë”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne