Erdogan: Sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve “çnjerëzore dhe barbarizëm”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve që duhet të mbrohen, si dhe zhvendosja e njerëzve është “çnjerëzore dhe barbarizëm”.

Presidenti Erdogan njoftoi se shefi i diplomacisë turke dhe shefi i inteligjencës u angazhuan në bisedime për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, me përpjekje të përbashkëta me Katarin.

Ai tha se Turqia shpreson të arrijë sa më parë rezultate pozitive në shkëmbimin e pengjeve, duke shtuar: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm”.

“Prioriteti i Turqis është armëpushimi i menjëhershëm në Gaza dhe dërgimi i papenguar i ndihmave humanitare”, theksoi Erdogan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne