Bota

Europa pushtohet nga i ftohti, në Itali temperaturat deri në -24 gradë

Italia është përfshirë nga i ftohti siberian. Kryeqyteti italian Romë është zgjuar sot i mbuluar nga bora. Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien, më shumë se sa ishte parashikuar duke bllokuar mjaft rrugë e duke shkakuar vonesa në qarkullimin hekurudhor e ajror. Të gjitha shkollat dhe universitetet janë mbyllur si dhë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda.

Temperatura mjaft të ulëta të të ftohtit siberian deri në -24 gradë janë regjistruar në komunën e Lievignos në rajonin e Lombardisë si dhe në Piemonte, Torscana, Emilia Romagnia etj.

I ftohtë siberian ka përfshirë në mënyrë të vecantë veriun dhe zonën qëndrore në Itali por meterologët flasin se gjatë ditës do të mbërrij dhe në rajonet jugore.

OPINIONE