Organizatori i tubimit pro Palestinës Floriar Arapi thirrje qeverisë: Të pezullohen marrdhëniet diplomatike me Izraelin

Të nderuar vëllezër dhe motra. Më së fundi, pas dy muaj e gjysëm nga protesta paraardhëse, jemi mbledhur sërish në këtë shesh në protestë për të dënuar gjenocidin që po ndodh në Palestine. Sikurse jeni te informuar, përgjate këtyre 2 muaj e gjysëm ne kemi kërkuar zyrtarisht 4 herë për të protestuar por kjo na është ndaluar nga Policia me arsye banale dhe te pavërteta. Është qartësisht e kuptueshme që mbas ketij ndalimi nuk qëndron Policia por vetë qeveria shqiptare të cilët me këtë sjellje kanë vertetuar plotësisht mbështetjen ndaj masakrave dhe gjenocidit që Izraeli po kryen në Palestinë si dhe kanë treguar dorëzimin ndaj presioneve diplomatike të shtetit te Izraelit.

Në më shumë se 30 vite të demokracisë në Shqipëri nuk ka ndodhur ndonjëherë që një protestë të ndalohet 4 herë me radhë. Tentativa për të ndaluar protesta të tilla kundër genocidit dhe dhunës së Izraelit, ka pasur edhe në vende të tjera botës, por ato kane dështuar në saj te pjekurise së shtetit ligjor dhe demokracise në këto vende, parime të cilat mungojnë qartësisht në vendin tone.

Këto tentativa për të kufizuar të drejtën e tubimit dhe protestës, janë një argument i qartë që tregon rrezikun se Izraeli po bëhet kërcënim për demokracine botërore dhe për të drejtat baze, të lirise së shrehjes, lirise së tubimit, të protestave demokratike dhe paqësore, etj.

Kufizime dhe ndalime të lirise së shprehjes shohim rregullisht në rrjetet sociale, Facebook etj. por edhe në shumë media. Keto ndalime bëhen nëpërmjet presionit dhe shantazhit nga veglat e tyre në çdo vend.

Gjej rastin t’iu bëj thirrje të gjithë gazetarëve në Shqipëri, ti rezistojne shantazhit të pronarëve të tyre dhe të kryetarit te manipulimit të të vërtetës Erjon Veliaj dhe ti qëndrojnë misionit të tyre fisnik, të treguarit të të vërtetës jo vetëm në këtë çështje por në çdo aspekt.

Vëllezër dhe motra të nderuar

Në masakrën që po ndodh në Palestinë, në pak më shumë se 100 ditë luftime kemi:
⁃ 24927 te vrare te konfirmuar ne Gaza
⁃ 368 te vrare ne Bregun Perendimor
⁃ Më shumë se 7 mije njerez janë të humbur ose nën rrenoja, gje qe con numrin e te vrareve me shumë se 32 mije
⁃ Prej 24927 te vrarëve në Gaza
⁃ Më shumë se 10 mije janë femije
⁃ Më shumë se 7 mije janë gra
⁃ Sikurse nuk ka ndodhur ne asnje lufte te koheve moderne, pothuajse e gjithë popullsia ne Gaza janë shperngulur nga shtepite e tyre
⁃ Deri ne mes te Dhjetorit, ne Gaza nga 439 mije shtëpi banimi, më shumë 70 % e tyre 310 mije banesa janë shkaterruar plotesisht apo demtuar. Mendoni ne shtepite tona, kur nje xham na thyhet, shqetesohemi, sepse kemi derdhur mund dhe djerse per ti bere apo blere, mendoni ata njerez qe iu shkaterrohet komplet shtepia, mundi i gjithë jetes, apo bashke me shtepine iu vriten fëmijët.
⁃ Ne kohet e fundit Izraeli jane duke u shembur dhe rrafshuar edhe ato ndertesat qe kane ngelur ne këmbë nga bombardimet ajroje
⁃ Sasia e bombave e krahasure e ka kalur fuqine e 4 bombave berthamore

Te gjitha keto deshmojne se ne Palestine Gaza po ndodh genocid dhe spastrim etnik.

Megjithë këto krime, shumë nga vendet perendimore po mbyllin syte dhe po perpiqen tua mbyllin syte edhe popujve te tyre, duke fshehur masakrat, apo duke i justifikuar ato. Të gjitha keto ndodhin megjithëse te gjithë popujt perendimore, evropiane dhe amerikane, kane dale ne proteste per ti thene ‘ndal’ kesaj masakre.

Solidariteti nderkombetar me ceshtjen e Palestine dhe popullin palestinez ka qenë i vazhdueshem dhe frymezues per drejtesine dhe lirine ne bote.
Pershendesim dhe vleresojme maksimalisht te gjithë keta popuj por edhe te gjith shtetet qe kane qenderuar ne kauzen e deejte te Palestines dhe ne vecanti, Afriken e Jugut per padine ndaj Izraelit per genocid në Gjykaten Nderkombetare te Drejtesi, si dhe te gjithe shtetet qe e mbeshteten ate: Turqia, Malajzia, Brazili, Jordania, Bolivia, Pakistani, Kolumbia etj

Te nderuar të pranishem

Nga ky shesh dua te sqaroj dhe tju kthej pergjigje nje akuze te pavertete që përpiqet te na ngjitet ne.
Na fajesojne ne per rritjen e antisemitizmit. Te nderuar, antisemitizmi nuk është rritur per shkak të protestave kunder vrasjes se civileve, por per shkak të vrasjes se civileve nga shteti Izraelit. Ne parullat tona ketu kemi te shpallura qarte “Stop islamofobise” “Stop antisemitizmit”. Te nderuar te pranishem dhe ata qe na degjojnë me tej, shkak per rritjen e antisemitizmit është bërë nacionalizmi ekstremit zionist. Shkak per rritjen e antisemitizmit jane krimet që Izraeli po kryen. Në mënyrë te padrejte shumë njerëz denimin e akteve kriminale te Izraelit e pershkruajne si qendrim kundër hebrenjve ne teresi. Kjo nuk eshte e vërtetë.

Ne këtë fjalë dua ti kthej pergjigje edhe nje shqetesimi tjetër te disa njerëzve.

Dikush na tha mos kritiko qeverine, pse kritikon qeverinë, se ska lidhje me këtë ceshtje. Dikush na tha mos fol per Komunitetin Musliman dhe mos fol per gylenistet, se ska lidhje me këtë ceshtje. Pati edhe te tjere me kërkesa te tjera, si mos te kritikojme vendet perendimore.

Te nderuar

Ne skemi dale ketu per dasëm, por kemi dale te protestojme se atje jane vrare 10 mije fëmijë. Dhe ata fëmijë jane vrarë me heshtjen apo mbeshtetjen qe bota i ka dhënë Izraelit.

Ne me protestën tone i drejtohemi atyre që kanë pushtetin politik, qeverise dhe kryeministrit dhe atyre që kane pushtetin fetar. I drejtohemi atyre, që ti degjojne kerkesat tona dhe te mos behen pale me masakrat ne Palestine.

Megjithë makabritet qe po ndodhin qeveria jone nuk i ka denuar keto sulme.

Megjithë makabritet qe po ndodhin Komuniteti Musliman nuk i ka denuar keto sulme dhe nuk i ka denuar dhunen ne vendet e shenjta islame ne Jeruzalem. Po pse nuk e kan bere Komuniteti Musliman këtë ?

Komuniteti Musliman nuk e ben këtë sepse ai është i pushtuar nga nje organizatë nderkombetare e cila ka qenë rregullisht ne aleance me Izraelin. Ajo është organizata terroriste Gylen, e cila krime te ngjashme me ato qe po ndodhin ne Palestine, ka kryer edhe vete, me pergjakjen e rrugeve te Turqise ne grushtshtetin e deshtuar te vitit 2016, ku u vrane rreth 280 njerëz.

Ne nuk mund rrime pa thënë që kjo njerzit e kesaj organizate terroriste qendrojne ne krye te Komunitetit nëpërmjet kapjes dhe pushtimit te tij me mënyra mafioze dhe duke manipuluar zgjedhjet apo duke mos i kryer ato fare. Ne i kerkojme me urgjence qe kjo organizatë terroriste te largohet nje minute e me pare nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Se fundmi i bëjmë thirrje shtetit shqiptar te reagoje drejt ndaj masakrave dhe genocidit ne Palestine

I bëjmë thirrje
⁃ te pezulloje marrdheniet diplomatike me Izraelin deri ne ndalimin e luftes, largimit te koloneve te paligjshem dhe zgjidhjes sipas OKB me dy shtete
⁃ Te mbeshtese padine në Gjykaten Nderkombetare te Drejtësie
⁃ Dhe te mos ndaloj protestat per Palestinen ne Shqipëri.
⁃ Kerkojme nga qeveria shqiptare, qe sikurse denoi ashper sulmin e Hamasit ku u vrane 1100 njerëz, te denoj edhe sulmet e Izraelit ku janë vrare 32 mije njerëz

Liri Palestinenës/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne