Flet pronari i anijes në Libi: Na bllokuan për klandestinët

Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi, Eduart Skora në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se anija është bllokuar për shkak të klandestinëve.

Sipas pronarit të anijes, ajo ishte nisur nga Durrësi për në Maltë, ku ishte furnizuar me karburant më pas ishte drejtuar për në Libi për të marrë ngarkesën, por në kthim është bllokuar.

Ai u shpreh se ka komunikuar me njërin nga pjesëtarët shqiptar të ekuipazhit, Artur Selimanj i cili i ka pohuar se në anije kishin hipur refugjatë, ndërsa pas kontrollit janë ndaluar nga autoritetet libiane.

Trafiku i klandestinëve nga Afrika për në Europë duket se ka qenë shkaku kryesor që anija shqiptare është bllokuar nga autoritetet libiane.

Kemi hyrë në port në datë 10, në 3 ditë është ngarkuar, në 14 u nis drejt Maltës. Në datë 15, kthehet përsëri në Libi, unë e konstatoj në orën 07:00 të mëngjesit. Mendova se ka ndonjë defekt. Nuk kisha mundësi komunikimi. Anija nuk përgjigjej. Lajmërohej kontrollin e Tripolit. P

Pasi kemi punuar për kohë të gjatë kur kemi çuar çimento nga Shqipëria. Më njoftoi një person që anija juaj është kthyer pas dhe nuk dihet nëse anijen e ka marrë shteti apo banditë që e shfrytëzojnë për të futur refugjatë. Kam folur me drejtoreshën e kufirit, shkova në drejtorinë e portit Durrës dhe bëra të gjitha deklaratat.

Duke qenë aty më merr një pjesëtar i ekuipazhit, Artur Selimanj, (e bëra telefonin me zë të lartë) më tha “Kishin hipur shumë refugjatë në anije, shteti i Libisë i zbriti dhe tani kanë prurë polici të vërtetë, ne jemi shumë mirë me shëndet. Kanë dëmtuar anijen. Tani pretendojnë se anija ka marrë rërë kontrabandë” deklaroi ai.

Pronari: Anija ishte e ngarkuar me rërë, vlera 12 mijë euro
Eduart Skora thotë se cdo gjë ka qenë brenda ligjit dhe nuk bëhet fjalë për kontrabandë, ndërsa vlera për një ngarkesë me rërë shkon sipas tij nga 10-12 mijë euro.

Ne pretendojmë që anija është konform  cdo ligji, nuk mund të hedhim baltë mbi kompaninë tonë, që anija paska shkuar të bëjë kontrabandë rëre.

Si mund të bësh kontrabandë rëre, kur ajo ka një vlerë 10-12 mijë euro. Nuk pyesin mediat si është situata, gjendja e njerëzve, por janë të interesuar, kjo anije ka bërë apo nuk ka bërë kontrabandë.

Ju falenderoj shumë për telefonatën ju si TV. Do u paraqes dokumente dhe mesazhe , do lidhemi direkt me anijen. Kemi dokumente, nuk kuptoj që si mund të hyj në një port me dokumente dhe më pas nga supozimet e mediave tona të quhet kontrabandë” deklaroi ai.


“Gjendja e ekuipazhit është shumë e mirë”
Pronari ka qetësuar familjarët e pjesëtarëve të ekuipazhit duke deklaruar se gjendja e tyre është shumë e mirë.

Njoftoj familjarët që personat në bord janë në gjendje shumë të mirë” deklaroi ai.

Në anije janë 5 shqiptarë dhe 3 malazez
Anija lundronte në det me flamur të Panamasë dhe drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç. Në anije janë marinarët shqiptare Xhodet Celaj, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj dhe Jurgen Balla.

Anija tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash.

Anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën.

Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Në anije sipas buletinit ndodhen 5 shqiptarë dhe 3 qytetarë nga Mali I Zi.
faksimil per emrat
(Emrat e marinarëve të bllokuar ne Libi)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne