Forcat e rezistencës palestineze sulmojnë me raketa Bir Al-Saba

Forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar me raketa disa zona në Bir Al-Saba dhe Miftahim në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist.

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar me raketa koloninë sioniste Bir Al-Saba. Rezistenca palestineze i kreu këto sulme në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Rezistenca palestineze ka sulmuar me raketa gjithashtu koloninë sioniste Miftahim në kundërpërgjigje të vrasjeve të kryera nga sionistët në Gaza.

Nga ana tjetër, Brigadat Al-Kasam njoftuan se në kundërpërgjigje të bombardimeve të zonave të banuara në Rripin e Gazës, kanë sulmuar raketa edhe qytetin Askelon, i vendosur në territoret e pushtuara.

Pas këtyre sulmeve, janë ngritur sirenat e alarmit në Askelonin e pushtuar dhe kolonitë e tjera sioniste rreth Rripit të Gazës.

Ndërkohë burimet e informimit bënë të ditur se në sulmet e regjimit pushtues sionist janë vrarë 19 gazetarë dhe aktivistë të medias.

Nga e shtuna, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës kanë nisur një operacion gjithëpërfshirës dhe unik të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Me fillimin e operacioneve dhe sulmeve të forcave palestineze të rezistencës, në vetëm 20 minuta u lëshuan rreth 5000 raketa në drejtim të pozicioneve sioniste dhe në të njëjtën kohë, paragliderët e Hamasit fluturuan mbi territoret e pushtuara për t’i bërë qiejt e tyre të pasigurt për pushtuesit sionistë./parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne