Forcat ushtarake sioniste sulmojnë disa rajone të Bregut Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë sulmeve të tyre në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë.

Agjencia e lajmeve Palestinë Al-jeum njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e diele kanë sulmuar disa rajone të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palesinë dhe janë përleshur me disa qytetarëve palestinezë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Forcat ushtarake sioniste me qëllim të zbatimit të politikave të tyre pushtuese për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë qytetarët palestinezë me pretekste të pavërteta ose i plagosin ata duke i qëlluar me armë luftarake.

Forcat sionist duke sulmuar shtëpitë e palestinezëve në qytezën Al-Abidije në lindje të Bejt Lahmit në jug të Bregut Perëndimor dhe gjithashtu në kampin e refugjatëve Al-Arub në veri të qytetit Al-Khalil, kanë shkaktuar panik dhe trazira në mesin e qytetarëve palestinezë dhe kanë arrestuar disa të rinj palestinezë./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne