Gatishmëria e Hollandës për të pranuar fëmijë të sëmurë palestinezë

Pas 38 ditësh heshtje, ministri i Jashtëm i Holandës me një gjest humanitar njoftoi se vendi është gati të pranojë fëmijët palestinezë të sëmurë dhe të plagosur.

Sipas Al Jazeera, ministri i Jashtëm holandez Hank Bruns në rrjetet sociale të hënën, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza tha: Njerëzit në Gaza dhe veçanërisht fëmijët kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Ne po diskutojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për mundësinë e pranimit të fëmijëve palestinezë të plagosur dhe të sëmurë në Holandë. Ky zyrtar holandez theksoi mbështetjen e tij për fëmijët e plagosur palestinezë, ndërsa kryeministri i këtij vendi më 1 nëntor u takua me Benjamin Netanyahu, kryeministrin e territoreve të pushtuara dhe i shprehu mbështetjen e tij të plotë Tel Avivit në sulmin në Gaza. Vendet perëndimore që mbështesin regjimin sionist, duke injoruar krimet e kryera nga ky regjim në muajin e fundit dhe duke bombarduar popullin e pambrojtur të Gazës, tashmë janë nën presionin e opinionit publik dhe për këtë ata janë duke u përpjekur që të pastrojnë imazhin e tyre duke bërë gjeste humanitare. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se edhe nëse vendet e huaja duan të pranojnë pacientët tanë, mijëra të sëmurë dhe të plagosur tani janë bllokuar në veri të Gazës mes sulmeve izraelite dhe ata nuk kanë aftësinë që të transferohen në jug dhe në kufijtë e Rafahut./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne