Gaza, 9 të vrarë në sulmin izraelit ndaj shkollës ku janë strehuar të zhvendosurit

Të paktën 9 persona u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite që synonte civilët e mbledhur rreth shkollës së Kajros, ku palestinezët e zhvendosur u strehuan në qytetin e Gazës.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile në Gaza, Mahmud Basal, në deklaratën me shkrim në llogarinë e tij në Telegram tha se ushtria izraelite kreu sulm me mjet ajror pa pilot (UAV) në zonën ku ndodheshin palestinezët rreth shkollës së Kajros, ku janë strehuar personat e zhvendosur në rajonin e Rimalit në veri të Gazës.

Basal vuri në dukje se 9 palestinezë humbën jetën në sulm. Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, copëzat e predhave në sulmin e kryer nga ushtria izraelite me një dron kishin në shënjestër civilët e zhvendosur përreth shkollës.

Ekipet e Mbrojtjes Civile transferuan shumë të vrarë dhe të plagosur, përfshirë fëmijë, në spitalet e Gazës. Shkolla e Kajros pret mijëra palestinezë të zhvendosur, përfshirë fëmijë dhe gra./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne