“Gaza është bërë e pajetueshme”, dëshmi tronditëse nga lufta: Fëmijët nuk mund të flenë! Frika dhe pikëllimi…

Ahmed Bayram, një këshilltar për media dhe komunikim për Këshillin Norvegjez të Refugjatëve (NRC), i cili ka funksionuar në Gaza për 16 vitet e fundit, në një intervistë për Al Jazeera, ka bërë një përshkrim rrëqethës të asaj që po ndodh në Gaza pas sulmeve të Izraelit.

“Palestinezët kanë përjetuar humbje, pikëllim, zhvendosje dhe sigurisht frikë. Fëmijët e tyre nuk mund të kenë një natë të plotë gjumë, ushqim të freskët ose ujë të pastër për 100 ditë tani. Ky moment shumë i errët na kujton se Gaza është bërë e pajetueshme për arsye ushtarake dhe të gjithë civilët po paguajnë çmimin. Mjerisht, ne po themi të njëjtën gjë vazhdimisht: ‘Ndaloni gjakderdhjen tani’”, tha ai.
Tashmë janë mbushur 100 ditë që nga nisja e luftësm dhe duket se lideri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka ndërmend të tërhiqet pavarësisht pasojave shkatërruese që po përjetojnë civilët.

“Askush nuk do të ndalojë të shkatërrojmë Hamasin”, deklaroi ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne